Hoxhaj takon ish – shefin e NATO’s Jens Stoltenberg në Mynih

by Nexhat

Enver Hoxhaj, ish-ministër i jashtëm dhe deputet nga PDK, ka zhvilluar sot një takim me Jens Stoltenberg, Ministër i Financave të Norvegjisë dhe ish-Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s, gjatë Konferencës për Siguri në Munich.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxhaj ka publikuar një fotografi me Stoltenberg, në Konferencën e Sigurisë në Munich.

banner

“Sot takova Jens Stoltenberg në Konferencën për Siguri në Munich, Ministër i Financave i Norvegjisë. Bashkëpunimi ynë ka nisur kur ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Jemi takuar disa herë dhe Stoltenberg ka qenë gjithmonë mbështetës i aspiratave Euroatlantike të Kosovës, përfshirë synimin e vendit për anëtarësim në NATO.”, ka shkruar Hoxhaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy