KRU Prishtina me njoftim: Reduktime të ujit në Fusha Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e kryeqytetit – Detaje

by Nexhat

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, ka njoftuar se për shkak të turbullirave  në kanalin Ibër-Lepenc, do të ketë reduktime të ujit në disa zona.

Këto zona përfshijnë Fushë Kosovën, Obiliqin dhe një pjesë të lagjes Kalabria në Prishtinë.

banner

Paralajmërohet se ndikime do të ketë edhe në zona tjera të kryeqytetit.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR FURNIZIM ME UJË

Të nderuar konsumatorë,

për shkak të turbullirave  në kanalin Ibër-Lepenc dhe punimeve në kanal , ITU Shkabaj është jashtë funksionit.

Si rrjedhojë, priten reduktime në këto zona:

▪️ Fushë Kosovë

▪️ Obiliq

▪️ Një pjesë e lagjes Kalabria – Prishtinë

🔹 Ndikime do të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat.

Për orar të reduktimeve njoftoheni pas pak.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy