Skiatorja kuqezi, Lara Colturi, ka nisur në mënyrë fantastike aventurën e saj në Lojërat Olimpike Dimërore, duke shkëlqyer në lëshimin e parë të disiplinës së slalomit gjigant.
Colturi regjistroi kohën 1:03.97, një paraqitje shumë solide që e pozicionoi në vendin e katërt pas përfundimit të lëshimit të parë, duke siguruar kualifikimin për në finalen e madhe.
Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë tregoi siguri dhe ritëm të lartë përgjatë gjithë pistës, duke lënë pas shumë emra të njohur të këtij sporti dhe duke rritur ndjeshëm shpresat për një rezultat historik.
Me diferenca minimale në krye të renditjes, gara mbetet plotësisht e hapur dhe shanset për medalje janë reale.
Të gjitha sytë tashmë janë te lëshimi i dytë, ku Colturi do të tentojë të kurorëzojë këtë paraqitje të jashtëzakonshme me një sukses të madh për sportin shqiptar

