Napoli dhe Roma kanë ndarë pikët në derbin e zjarrtë të javës së 25-të në Serie A, pas barazimit 2-2 në një përballje spektakolare.
Skuadra mysafire kaloi herët në epërsi, kur Donyell Malen realizoi nga afërsia pas asistimit të Bryan Zaragozas në minutën e 7-të.
Napoli reagoi para pushimit dhe barazoi shifrat në 1-1 me një supergol nga distanca të Leonardo Spinazzolas në minutën e 40-të.
Në pjesën e dytë, Amir Rrahmani ishte i pafat pas një ndërhyrjeje brenda zonës, me gjyqtarin që akordoi penallti për Romën.
Nga pika e bardhë sërish i saktë u tregua Malen, duke rikthyer epërsinë për skuadrën kryeqytetase. Përveç penalltisë së shkaktuar, kapiteni i Kosovës pësoi edhe lëndim dhe u detyrua të largohej nga loja.
Megjithatë, Napoli nuk u dorëzua dhe në minutën e 83-të Alisson Santos realizoi një tjetër gol të bukur për ta barazuar rezultatin në 2-2.
Pas këtij barazimi, Napoli mban pozitën e tretë në tabelë me 50 pikë, tre më shumë se Roma, në një garë gjithnjë e më të fortë për zonën e Ligës së Kampionëve

