Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit kushtetues, rrezikohen shërbimet dhe projektet kapitale

by Nexhat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në konferencë për media ka folur lidhur me mos-përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në Buxhetin e Kosovës. Ai tha se kjo nuk ishte neglizhencë por cenim i rendit kushtetues, raporton Ekonomia Online.

Rama gjithashtu përmendi pasojat nga mospërfshirja e Prishtinës në projektligjin për buxhetin.

banner

“Më 6 shkurt të vitit 2026, Kuvendi i Kryeqytetit e ka miratuar buxhetin e komunës së Prishtinës për vitin 2026. Po atë ditë, brenda afateve ligjore, ky buxhet i miratuar është dërguar në Ministrinë e Financave, por nuk është përfshirë në projektligjin për ndarjet buxhetore të Republikës së Kosovës, i cili ndodhet në procedurë parlamentare.

Këtë e kanë bërë pa asnjë arsyetim dhe pa asnjë bazë ligjore. Kjo nuk është neglizhencë administrative, por cenim i drejtpërdrejtë i rendit kushtetues. Buxheti i komunës së Prishtinës është i vetmi dokument financiar që i jep Kryeqytetit mundësinë për të ushtruar kompetencat e tij kushtetuese dhe çdo ndërhyrje apo përjashtim arbitrar është shkelje flagrante e autonomisë lokale dhe e ligjeve për financat publike.

Këto pasoja nuk janë vetëm teorike, por edhe financiare. Si rezultat, bllokohen shërbimet publike për qytetarët, ndalen projektet kapitale dhe paralizohet funksionimi institucional i Kryeqytetit. Askush nuk ka të drejtë ta marrë peng Kryeqytetin”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy