Abdixhiku: Ky buxhet nuk zhvillon, por blen paqe sociale, projekti më i madh kapital është 20 mln euro

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës e u quajti “buxhet që administron, e jo që zhvillon”, projekt-buxhetin e prezantuar nga qeveria për këtë vit.

Lumir Abdixhiku tha në Kuvend se ky buxhet “blen paqe sociale dhe nuk ka fare ambicie për të ardhmen”.

banner

“Buxheti i juaj e injoron prodhimin vendor, e injoron industrinë, e injoron në tërësi investimin. Buxheti blen paqe sociale dhe nuk ka fare ambicie për të ardhmen. Si ta quash ndryshe një buxhet që, besoni apo jo, projektin më të madh kapital qendror e ka në vlerë prej 20 milionë eurove. Ja ku kemi mbërri. Projekti më i madh kapital i një shteti brenda një shteti, 20 milionë euro”, tha ai.

Abdixhiku tha se në top projektet kapitale është ndërtimi i institucionit të Shtimes, por jo Unaza e Prishtinës apo ndërtimi i një centrali me gaz.

“Në 10 projektet më të mëdhaja kapitale qendrore është edhe ndërtimi i ndërtesës së institucionit të Shtimes. Në një buxhet zhvillimor të vërtetë, në top 10 projektet e një shteti duhet të ishin Unaza e Kryeqytetit, centrali me gaz, spitali i ri, parku teknologjik, Brezovica. Nuk janë asnjëra nga këto”, tha ai.

“Kur të zhvillohemi me këtë buxhet?”, pyeti Abdixhiku.

Ai tha se para “kolapsit energjetik”, qeveria nuk ofron në buxhet asnjë plan për ndonjë investim që do ta ndryshonte këtë gjendje.

“Merreni me mend, jemi para kolapsit energjetik, e ky buxhet nuk ka asnjë investim që e ndryshon këtë. Do të vazhdojmë të blejmë nga 250 milionë euro secilin vit, e s’i kemi 250 milionë euro për të ndërtuar një bllok të ri apo një kapacitet të ri”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy