Alarmante: Deminerët po e braktisin ushtrinë, s’kanë as ‘tourniquet’ – shteti s’ua paguan as shtesat

by Nexhat

Në seancën e betimit, kryeministri Albin Kurti premtoi rritje të numrit të pjesëtarëve të FSK-së, armatosje dhe forcim të kapaciteteve ushtarake të vendit. Por larg Kuvendit të Kosovës dhe retorikës politike, çdo mëngjes herët, një realitet tjetër zhvillohet në heshtje.

Ekipet e deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dalin në terren për të kërkuar dhe neutralizuar mjetet shpërthyese të mbetura nga lufta e fundit në Kosovë, një punë me rrezikshmëri të lartë, pak e dukshme dhe pothuajse kurrë në qendër të vëmendjes publike.

banner

Janë djem të rinj që çdo ditë shkojnë drejt rrezikut të vdekjes. Ngase mjetet e pa shpërthyera mund të eksplodojnë brenda pak sekondash, e pajisja që ndalon gjakderdhjen dhe shpëton jetën e tyre ” torniketi” mungon.

Në një ekip prej 6 deminiereve ne vend të 6 torniketave ata e kanë vetëm një, madje shpesh me vete se kane as ekipin mjekësor. Pa këtë mjet jetik, një plagë mund të jetë fatale brenda minutash.

Përveç halleve mjekësore, sipas ushtarakëve të kësaj komponente, edhe ushqimi shpesh është i pa rregullt, i ftohtë dhe me sasi të vogla, ndërsa uji nuk sigurohet në sasinë minimale, edhe pse sipas rregullores secili duhet të ketë 2 litra në ditë.

Të pyetur nëse këto shqetësime janë adresuar te ministri dhe kabineti i tij, pjesëtarët e FSK-së thonë se institucionet janë në dijeni, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje..

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy