Barcelona hap derën për largime, Milani interesim konkret për mbrojtësin

by jonzefaj

Barcelona pritet të ketë një verë të ngarkuar në aftin kalimtar, me disa blerje të rëndësishme që janë në axhendë, por edhe largime të mundshme nga ekipi i Hansi Flick, duke përfshirë emra si Robert Lewandowski dhe Marc Casado.

Një nga prioritetet e Barcelonës këtë verë është përforcimi i pozicionit të qendërmbrojtësit, ku klubi synon të sjellë një lojtar që mund të luajë në krahun e majtë.

banner

Në rast se ky transferim realizohet, Gerard Martin mund të ulet në rolin e zëvendësuesit për pozicionin e mbrojtësit të majtë, me mundësinë që edhe vetë ai të largohet nga ‘Camp Nou’.

Sipas Matteo Moretto, Milani ka shfaqur interes për Martin.

Klubi italian e sheh 23-vjeçarin si një alternativë të fortë për përforcimin e mbrojtjes së majtë, ndërkohë që edhe Victor Valdepenas i Real Madridit është në listën e tyre të synimeve.

Fillimisht, vendosja e Martin në qendër e favorizoi, por performanca e tij nuk ka qëndruar në nivelet e pritura.

Së fundmi, Pau Cubarsi dhe Eric Garcia kanë qenë titullarët e Barcelonës në këtë pozicion, me Ronald Araujo si zëvendësues kryesor.

Ekziston mundësia që Barcelona të shesë Martin gjatë verës, por vetëm nëse oferta është e përshtatshme për klubin.

Fondet e marra nga një shitje e tillë do të përdoren për transferime të tjera, ndërkohë që zëvendësimi i tij nuk duket domosdoshmërisht i nevojshëm, pasi Jofre Torrents mund të ngjitet si zëvendësuesi i Alejandro Balde.

Hansi Flick do të ketë fjalën përfundimtare në vendimin e ardhshëm të Martin.

Ai e vlerëson lojtarin, por nëse shitja e tij siguron fonde për të forcuar ekipin me cilësi shtesë, nuk pritet të hezitojë.

Për momentin, mbetet për t’u parë nëse Milani do të konkretizojë interesin e tij para hapjes së afatit kalimtar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy