E rëndë: Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Graçanicë

by engel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Graçanicë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Sipas njoftimit të policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë përkatëse, si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës në vend.

banner

“Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin zyrtar të policisë.

Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rrethanat e vdekjes po hetohen nga autoritetet kompetente.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy