Edi Rama vjen sot në Kosovë – kështu njofton Policia e Kosovës

by engel

Prishtinë, 16 shkurt 2026 – Policia e Kosovës ka njoftuar se më 16 shkurt 2026, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj vizite institucionet e sigurisë do të angazhohen për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për menaxhimin dhe rregullimin e trafikut përgjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

banner

Për të mundësuar qarkullimin e lirë të eskortës, duke filluar nga pika kufitare në Aeroport dhe në përputhje me itinerarin zyrtar të vizitës, policia do të realizojë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojë eskorta. Ndërprerjet do të jenë të shkurtra dhe, sipas nevojës, do të bëhet riorientimi i automjeteve në rrugë alternative.

Autoritetet policore u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë zhvillimit të kësaj vizite zyrtare, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve të parapara në agjendën shtetërore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy