Në Gjykatën Speciale është duke u zhvilluar seanca e radhës në kuadër të gjyqësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Pas përmbylljes së deklaratave përfundimtare sot ka vazhduar seanca me pyetjet e trupit gjykues.
E pas disa pyetjeve të parashtruara, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pyetur në lidhje me faktin se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ishin dorëzuar vetë pas ngritjes së aktakuzës.
“ZPS-ja a e konteston faktin se ekipet e mbrojtjes nuk ju referuan fare faktorit lehtësues vullnetar?”, pyeti gjykatësi Fergal Gaynor.
Por sipas ZPS-së, kjo s’ka rëndësi të madhe.
“ZPS-ja nuk konteston se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë dorëzuar vetë pra vullnetarisht, por ky faktor nuk duhet të ketë ndonjë rëndësi të madhe sa i përket lehtësimit të pozicionit të tyre. Do doja t’i referohesha Gjykatës Penale sipas të cilit, në aktgjykimin për Rrahman thuhet se dorëzimi vullnetar i të akuzuarve nuk është faktor lehtësues”,deklaroi prokurorja.

