Kurti thotë se shtesat e rritën mirëqenien: Importet u rritën për shkak të rritjes së fuqisë blerëse

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti tha se në buxhetin e këtij viti kryefjala është shifra totale e tij, prej afër 4 miliardë eurosh.

Ai tha në Kuvend se paga e 13-të për punonjësit e sektorit publik është “risi e këtij buxheti”.

banner

Kurti përmendi kritikat e opozitës për rritjen e importeve. Tha se kjo vjen edhe nga “fuqia blerëse” në vend, që tha se është rritur edhe falë mbështetjes së qeverisë me shtesa.

“Ajo vjen jo vetëm nga rritja e fuqisë blerëse, sepse ne e kemi rritur kërkesën agregate, me këtë shpërndarje, jo pak te ata që kanë më pak është bërë shumë”, tha ai ndër tjerash.

Kurti përmendi “mbeshtetjet për familjet”.

Ai tha se kritikat dhe kundërshtimet e opozitës do të jenë “plotësisht të vlefshme nëse janë të arsyeshme” kur të bëhet rishikimi i buxhetit të këtij viti pas disa muajsh.

“Të gjitha kritikat dhe kundërshtimet që na u bënë, argumentet e opozitës, do të jenë plotësisht të vlefshme nëse janë të arsyeshme edhe atëherë kur do ta sjellim rishikimin e buxhetit pas pak muajve, e që do të paraprihet nga programi qeveritar që do të diskutohet bashkë me juve këtu”, tha Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy