Një tren doli nga shinat të hënën në mëngjes në zonën Goppenstein të kantonit zviceran Valais pasi një ortek goditi shinat. Policia kantonale konfirmoi se një operacion ishte duke u zhvilluar në vendngjarje dhe se disa persona u plagosën.
Sipas një postimi nga policia lokale në platformën X, forcat e sigurisë nxituan menjëherë në vendin e incidentit, ndërsa raportet fillestare tregojnë për lëndime të pasagjerëve. Një zëdhënës i kompanisë hekurudhore BLS konfirmoi se dalja nga shinat u shkaktua nga një ortek që goditi shinat. Treni doli nga shinat në zonën Stockgrabe, midis Goppenstein dhe Hochten, në kantonin e Valais, raportoi Pomona. Në bord ndodheshin 80 pasagjerë. Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) njoftuan se trafiku në linjë do të mbetej i pezulluar deri të paktën në orën 4:00 të mëngjesit të së martës.
BLS i tha faqes së internetit Blick se treni i dalë nga shinat ishte një tren ekspres rajonal që ishte nisur nga Spitz, në kantonin e Bernës, rreth orës 6:00 të mëngjesit. Sipas kompanisë, procesi i largimit të pasagjerëve nga treni do të fillonte menjëherë. Autoritetet po vazhdojnë operacionin në vendngjarje, ndërsa priten njoftime zyrtare mbi gjendjen e pasagjerëve dhe shkaqet e sakta të incidentit./bw
16.02.2026 – 07:00 Uhr, Goppenstein, Zugsentgleisung, vermutlich mit verletzten Personen, Einsatz läuft, weitere Informationen folgen. pic.twitter.com/AHZxFhZ2w6
— Polizei Wallis (@PolizeiWallis) February 16, 2026

