Përfundon fjalën mbrojtja e Jakup Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm

by Nexhat

Në Gjykatën Speciale në Hagë sot ka vazhduar paraqitjen e deklaratës përmbyllëse të ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqit. Avokati i Krasniqit, Aidan Ellis tha se Prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë se Krasniqi ka dhënë kontribut të konsiderueshëm për krimet që janë kryer në cilësinë e tij si zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Prokuroria nuk ka arritur të vërtetoj se Krasniqi ka dhënë kontribut të konsiderueshëm për krimet që janë kryer në cilësinë e tij si zëdhënës, nuk është gjetur asnjë lidhjes mes Krasniqit dhe krimeve përkatëse çka do të thotë se nuk është vërtetuar asgjë përtej dyshimit të arsyeshëm”, shtoi ai.

banner

Avokati i Krasniqit, Aidan Ellis tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka të drejtë të dal me përfundime se në bazë të deklaratave publik ishin marr masa apo ato kanë kontribuar në kryerjen e krimeve.

“Pra, këta dëshmitarë nuk mund të vërtetojnë shpërndarjen e gjerë të deklaratave dhe duke mos qenë as anëtarë të UÇK, nuk mund të vërtetojnë nëse këto deklarata kanë pasur ndikim të konsiderueshëm në krimet përkatëse. Duke mos i treguar deklaratat dëshmitarëve që lidhen me këto dëshmi ZPS nuk ka të drejtë të dalë me përfundimin se deklaratat janë shpërndarë në mënyrë të gjerë, janë lexuar dhe janë marr masa në bazë të tyre apo që kanë kontribuar në bazë të konsiderueshme në kryerjen e krimeve”, tha ai.

Avokati i Krasniqit tha se shumica e provave të ZPS nuk kanë vërtetuar për ndonjë praktikë të pamëshirshme në terren.

Ai madje tha se 99% e ushtarëve nuk e kanë pas asnjëherë rregulloren e përkohshme.

“Prokuroria nuk ka arritur të gjej një lidhje mes rregulloreve të UÇK dhe krimeve në aktakuzë ajo që ka bërë prokuroria në paragrafin 125 të dosjes përfundimtare është se ka theksuar një rresht nga rregullorja e përkohshme është një rresht ku thuhet ‘policia ushtarake duhet të jetë e pamëshirshme me armiqtë dhe personat që në mënyra të ndryshme mundohet të pengojnë, sabatojnë përpjekjet tona për lirin’ dhe më pas shton se kjo ka ndikuar në praktikat e oponentëve në terren. Dhe ata janë mbështetur në një poshtë shënim…Do iu lutesha ta shikoni me shumë vëmendje sepse sipas nesh nuk vërteton se ka pas politikë nga policia ushtarake për të qenë të pamëshirshëm në terren. Shumica e dëshmitarëve zakonisht folën për një rregullore të përgjithshme ku përcaktoheshin detyrat e policisë ushtarake dhe më pas policia ushtarake e përktheu siç deshi. Shumica e provave nuk kanë vërtetuar për ndonjë praktikë të pamëshirshme në terren nuk e vërteton argumentin e tyre sepse në fakt ata nuk kanë trajtuar thelbin e argumentit”, tha ai.

Sa i përket periudhës së Jakup Krasniqi dhe ndërlidhjen e vizitave në terren me kryerjen e krimeve, Ellis e quajti si mënyrë të gabuar dhe sipas tij ZPS nuk ka dhënë asnjë dëshmi për këtë pretendim të saj.

Duke i cilësuar si pretendimet të dobëta të ZPS-së, avokati i Krasniqit tha se prokuroria nuk mund të pretendoj se klienti i tij ka kontribuar në ndonjë krim.

“Në dosjen përfundimtare prokuroria në mënyrë të gabuar përpiqet të lidh praninë e Krasniqit në disa vende krimesh të pretenduara me kryerjen e krimeve pa dhënë një dëshmi të vetme nëse ka parë ai persona të ndaluar në ndonjë vend apo nëse prania e tij ka kontribuar në kryerjen e ndonjë mënyrë në kryerjen e krimeve..10/50/39Të hënë dëgjuam prokurorinë ku tha se ka pas më shumë se 50 vende ndalimi të cilat janë ngritur akuza në aktakuzën për shumicën e këtyre vendeve nuk kanë asnjë provë që Krasniqi t’i ketë vizituar këto vende në kohën konkrete apo të ketë pas dijeni për ndonjë krim që të jetë kryer atje, nuk është dhënë asnjë dëshmi apo provë që Krasniqi të ketë qenë në këto vende përfshirë në Drenoc, Budakovë, Jeshkovën Dobratinë Cirez, Bonin, Bubël, Zllash Verbanin dhe disa vende në Prizren…..as nuk ka shpjeguar prokuropria se si mund të vërteotj lidhjes mes personit në fjalët dhe vizitat në vendet e ndalimit…10’52’13Nuk mund të pretendojnë se Krasniqi të ketë parë persona të ndaluar apo të ketë dëshmuar apo të ketë parë me sytë e tij apo të ketë qenë i pranishëm në zonë apo të ketë kontribuar në ndonjë krim. Të thuash se thjesht ka qenë i pranishëm nuk mjafton këto janë pretendime shumë të dobëta, prokuroria e bënë këtë sepse nuk ka prova për të gjetur lidhjes me Krasniqit dhe krimeve”, theksoi avokati Elis.

Më 9 shkurt në Dhomat e Specializuara ka nisur paraqitja e fjalës përmbyllëse në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

Kjo shënon fazën përfundimtare të procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit kanë kërkuar që të njëjtit të shpallen të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Ata kanë deklaruar para trupit gjykues se nuk ka asnjë provë që argumenton pretendimet e ZPS-së për krime lufte.

Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West ka kërkuar dënim me burgim prej 45 vitesh, për secilin nga ish-krerët e UÇK-së.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese.

Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy