Prokuroria: Rrethanat e luftës dhe kaosi, nuk e përligjin ndalimin arbitrar

by Nexhat

Prokurori James Pace duke u përgjigjur në pyetjet e gjyqtarit Guénawl Mettraux, tha se rrethanat e luftës dhe kaosi nuk e përligjin ndalimin arbitrar.

“Kaosi i luftës, rrethanat a e përligjin ndalimin arbitrar, jo!”, tha Pace, raporton “Betimi për Drejtësi“.

banner

Pas pyetjeve të gjyqtarit Christopher Barthe, Mettraux pyetjet e tij i filloi ndaj Prokurorisë, duke i dhënë hapësirë më pas edhe mbrojtjes që të komentojë.

“A e kam kuptuar unë siç duhet se në aktakuzë siç keni pretenduar ju, ju i kërkoni trupit gjykues që të shpallë fajësinë në lidhje me secilën nga dhjetë akuzat që ngrihen në aktakuzë, por nuk i kërkoni turpit gjykues që të shpallë fajësinë për ato individuale që janë relevante për akuzuat”, tha Mettraux.

Ai tha se si shembull konkret është që në aktakuzë përmenden mbi 20 vrasje të pretenduara.

“Me sa kuptoj unë, shpallja e fajësisë që kërkoni ju është vetëm për pikën 8, 9 dhe 10”, tha Mettraux, duke pyetur Prokurorinë se a e ka kuptuar drejt aktakuzën e tyre.

Prokurori Nathan Quick tha se drejt e ka kuptuar gjyqtari aktakuzën, duke shtuar se pikat janë për këto krime, por krimet janë bazuar në incidente individuale.

Quick tha se trupi gjykues duhet ta shqyrtojë çdo incident individual, por pikat janë për ato dhjetë krime.

“Pretendoni se ZPS-ja nuk ka demonstruar lidhjen mes deklaratave publike të UÇK-së dhe krimeve për të cilat akuzohen në aktakuzë dhe keni përfshi raste ku nxitja është një formë e përgjegjësisë penale”, pyeti Barthe.

Ndërsa, Luka Mishetiq tha se duhet të vërtetohet se deklaratat janë kthyer në efekt të paktën për një nga krimet e aktakuzës.

“Po, themi që duhet të vërtetojnë diçka. Po themi që të vërtetojnë që deklaratat të jenë kthyer në efekt, kanë pasur efekt. Të paktën për një kryerës, për një nga krimet në aktakuzë. Përndryshe, po flasim teorikisht, po flasim teorikisht se a ka pasur deklarata ndikim në kryerjen e krimeve”, tha Mishetiq.

Mishetiq shtoi se duhet të ketë prova të mjaftueshme që të arrihet në përfundime se deklaratat kanë pasur kontribut të konsiderueshëm.

“Nuk po flas për secilin kryerës por duhet të ketë prova të mjaftueshme që të dalim në përfundime që ka pasur kontribut të konsiderueshëm”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy