Fatmir Limaj: Protesta ishte betim për mbrojtjen e luftës së UÇK-së

by engel

Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me protestën e mbajtur sot në sheshet e Kosovës, duke theksuar se ajo përfaqësonte zërin e një populli që, sipas tij, “nuk harron dhe nuk dorëzohet”.

Limaj ka shkruar se nga zemra e qytetarëve u dërgua mesazhi se çlirimtarët nuk janë vetëm dhe se pas tyre qëndron një komb i tërë. Ai e cilësoi tubimin jo thjesht si protestë, por si një betim kolektiv për të mos lejuar, siç tha, njollosjen apo harrimin e sakrificës së luftës.

banner

Sipas tij, lufta e Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë “e pastër, e drejtë dhe çlirimtare”, duke shtuar se sakrifica e saj nuk mund të trajtohet si krim. “Kosova lindi nga sakrifica, dhe sakrifica nuk gjykohet si krim”, ka theksuar Limaj.

Ai ka vlerësuar se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme duke mbajtur në paraburgim ata që, sipas tij, sollën lirinë e vendit. Çdo ditë që ata qëndrojnë larg familjeve dhe atdheut, ka shkruar ai, përbën padrejtësi ndaj historisë dhe të vërtetës.

Në fund të reagimit të tij, Limaj ka përmbyllur me thirrjen: “Drejtësi, jo politikë!”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy