“Gëzuar Komandant”, Rama ndan momentin e telefonatës me Hashim Thaçin: Më vjen keq që nuk bëj dot më shumë, por…

by informim peje

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet teksa flet në telefon me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Hagë, ku po gjykohet së bashku me ish-krerët e tjerë të UÇK-së.

Rama uron Thaçin për Pavarësinë e Kosovës, ndërsa i shprehu shqetësimin për ngjarjet e fundit, teksa prokurorët kërkojnë 45 vite burg për të dhe secilin prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

banner

Më tej ai i shprehu Thaçit keqardhjen që nuk mund të bëjë dot më shumë, ndërsa përsëriti sërish urimin për Ditën e Pavarësisë.

“Gëzuar Pavarësinë edhe ty Komandant. Jam shqetësuar shumë me këtë historinë… Vëllai im të përqafoj fort, të du shumë. Më vjen shumë keq që nuk bëj dot më shumë por, gëzuar dhe të përqafoj shumë fort dhe të fala atyre shokëve”, u shpreh Rama gjatë telefonatës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy