Kearns reagon pasi u nderua me medalje presidenciale: Kam detyrim moral të jem krah aleatëve kur përballen me irredentizëm

by Nexhat

Deputetja britanike Alicia Kearns ka shkruar pasi u nderua me Medaljen Presidenciale të Meritave nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, duke thënë se e konsideron një “nder të vërtetë” përkrahjen e saj ndaj paqes dhe sovranitetit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kearns theksoi se mbështetja e saj për Kosovën ka qenë gjithmonë e udhëhequr nga bindja se populli i saj ka të drejtë të jetojë në paqe, siguri dhe dinjitet.

banner

Ajo shtoi se ekziston një detyrim moral për të qëndruar fort përkrah aleatëve që përballen me ambicie irredentiste dhe imperialiste.

Deputetja britanike po ashtu vlerësoi rolin e veteranëve britanikë që kanë shërbyer në Kosovë, duke thënë se vendosmëria e saj forcohet nga përkushtimi që shërbimi i tyre të mos jetë i kotë.

Kearns u dekorua me Medaljen Presidenciale të Meritave nga presidentja Vjosa Osmani, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit dhe sovranitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy