Kryediplomati kroat uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë: Vazhdojmë t’ju mbështesim fuqishëm

by Nexhat

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman e ka uruar Kosovën për 18-vjetorin e pavarësisë.

“Urime Kosovës për Ditën e Pavarësisë!”, shkroi ai në krye të urimit të tij në X.

banner

“Ky përvjetor i rëndësishëm dëshmon për luftën për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës”, shtoi kryediplomati kroat.

Gric Radman tha se Qeveria e Kroacisë “vazhdon të ofrojë mbështetje të fuqishme për Kosovën në rrugën e saj euro-atlantike dhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit në frymën e bashkëpunimit dhe stabilitetit mes vendeve tona”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy