Rama: Shqipëria ka hiena, ujq, dhelpra e minj me dy këmbë

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama në prezantimin e drejtorit të ri të AKSHI-t, Igli Tafa inkurajoi punonjësit e Agjencisë Shtetërore Kombëtare të Informacionit që të mos dorëzohen, pavarësisht sfidave.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se sfida me të cilën ata po përballen është ajo me drejtësinë, duke theksuar konkretisht rastin e AKSHI-t.

banner

Rama deklaroi se akuzat e drejtësisë për AKSHI-n “krijon mjegull dhe nën mjegull- tha ai  ka hiena dhe ujq, dhelpra minj dhe gjithë far lloj dy këmbësh me katër këmbë”.

“Nuk duhet të dorëzoheni, nuk duhet të ligështoheni, duhet të jeni solidarë, duhet të kuptoni që në fund të ditës çfarë nuk të vret vetëm të forcon. Kjo është jeta, ka sfida që i zgjedhim vetë. Duam të bëjmë Inteligjencën Artificiale një forcë të re të këtij vendi. Kjo është një sfidë që e zgjedhim ne. Por ndërkohë që ne duam të bëjmë këtë, ka një sfidë që na zgjedh ne, që është sfida që  të përballemi me një çështje të drejtësisë, në këtë rast prek AKSHI-n. Kjo krijon mjegull dhe nën mjegull ju e dini sesa hiena dhe ujq, dhelpra minj dhe gjithë far lloj dy këmbësh me katër këmbë ka Shqipëria. Por kjo nuk do të thotë aspak që ne të mos shohim që e nesërmja është përsëri e jona dhe nesër dielli do të lindë përsëri”, tha Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy