Sindikata e Policisë në 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës: Kjo ditë simbolizon sakrificën

by informim peje

Sindikata e Policisë ka uruar 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke thënë se 17 shkurti simbolizon sakrificën, përkushtimin dhe vendosmërinë e brezave të tërë për liri, shtendërtim dhe dinjitet.

“Me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Sindikata e Policisë së Kosovës ju përcjell urimet më të sinqerta dhe më vëllazërore për këtë datë të shënuar të historisë sonë kombëtare. Kjo ditë simbolizon sakrificën, përkushtimin dhe vendosmërinë e brezave të tërë për liri, shtetndërtim dhe dinjitet. Është dita kur u kurorëzua përpjekja shekullore për shtet të pavarur e sovran, në shërbim të qytetarëve dhe të së ardhmes sonë të përbashkët. Si përfaqësues i punonjësve të Policisë së Kosovës, Sindikata jonë riafirmon përkushtimin për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave profesionale, ekonomike e sociale të anëtarëve tanë, duke kontribuar njëkohësisht në forcimin e rendit kushtetues, sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në vend”, thuhet në urimin e Sindikatës së Policisë së Republikës së Kosovës.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy