Skandali i rrëmbimit të Vukashinoviqit: Heshtja institucionale në Serbi thellon dyshimet dhe revoltën

by informim peje

Familja e Milan Vukashinoviqit nga Leposaviqi prej muajsh po përpiqet të mësojë rrethanat e plota të plagosjes së tij më 1 nëntor të vitit të kaluar në fshatin Jelakce, pranë Leposaviqit, por sipas tyre, po përballet me heshtje institucionale.

Pas të shtënave, Vukashinoviqu transferua në Qendrën Klinike Universitare në Nish, ndërsa më pas u vendos në paraburgim. Deri më sot, institucionet kompetente nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen e tij, gjë që ka nxitur dyshime për të gjithë rastin.

banner

Motrat e tij, Ivana Jovanoviq, iu drejtua disa institucioneve, përfshirë policinë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencinë e Sigurisë Ushtarake, duke kërkuar sqarime për ngjarjen. Së fundmi, ajo paraqiti ankesë edhe tek Zoran Pashaliq, duke kërkuar që të hetohej veprimi i Ministrisë së Brendshme të Serbisë, të sigurohej dokumentacioni mjekësor nga UKC Nish dhe të sqarohej baza ligjore pse nënës së Milanit nuk i lejohen vizitat në Spitalin Special të Burgut në Beograd.

Megjithatë, nga institucioni i Avokatit të Popullit u njoftua se ankesa nuk mund të shqyrtohej, pasi sipas ligjit, ajo duhet të paraqitet nga vetë personi që pretendon shkelje të të drejtave ose nga një përfaqësues me autorizim (prokurë). Meqenëse motra nuk kishte dorëzuar prokurë nga i paraburgosuri, institucioni nuk hyri në thelbin e pretendimeve dhe vendosi në procedurë të shkurtuar.

Avokati i familjes, Ivan Niniq, e cilësoi këtë përgjigje si të papranueshme, duke akuzuar Pashaliqin për shmangie të përgjegjësisë dhe për mosveprim në një rast që, sipas tij, përbën shkelje serioze të të drejtave të njeriut.

Ai theksoi se Vukashinoviq ndodhet prej tre muajsh në spitalin e burgut me plumb në shtyllën kurrizore, me pasoja të rënda shëndetësore dhe rrezik për jetën. Niniq njoftoi se ka dorëzuar një ankesë të re me prokurë zyrtare dhe ka kërkuar mbikëqyrje urgjente nga Avokati i Popullit, megjithëse shprehu skepticizëm për reagimin e institucionit.

Sipas tij, heshtja institucionale përbën jo vetëm neglizhencë, por edhe bashkëpërgjegjësi në fshehjen e së vërtetës lidhur me veprimet e Ministrisë së Brendshme, Agjencisë së Sigurisë Ushtarake dhe sistemit shëndetësor.

Rasti po hetohet nga dy autoritete – policia në Serbi dhe ajo në Kosovë.

Ndërsa Ministria e Brendshme e Serbisë nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare, në media janë publikuar pretendime se Vukashinoviq është arrestuar për spiunazh dhe është plagosur gjatë përpjekjes për arratisje. Nga ana tjetër, autoritetet në Kosovë pretendojnë se ai është plagosur nga pjesëtarë të Xhandarmërisë së Serbisë dhe më pas është marrë me forcë.

Familja e Milan Vukashinoviqit vazhdon të kërkojë transparencë dhe zbardhje të plotë të rastit, duke theksuar se beteja e tyre tashmë është jo vetëm ligjore, por edhe për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut. /Nova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy