Tre breza në një skenë për UÇK-në, performancë që preku Prishtinën

by jonzefaj

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Ilir Shaqiri, së bashku me djalin Korabin dhe nipin e tij, u kënduan ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Interpretimi i tyre ngjalli emocione të forta te qytetarët që iu bashkuan Marshit “Drejtësi, jo politikë”.

banner

Tre breza në skenë që morën gjithë vëmendjen dhe prekën me interpretimin e tyre.

Në Prishtinë ndërkohë u mbajt protesta “Drejtësi, jo politikë”, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Ky Marsh u organizua nga platforma “Liria ka emër”, ku mblodhën mijëra qytetarë në sheshet e Prishtinës.

Drejtësi, jo politikë, po kërkohet për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Marshi u hap me performancën e reperit shqiptar, Lyrical Son, i cili këndoi “Ushtria Çlirimtare”.

Krahas tij, pati edhe figura të tjera të estradës që shprehën mbështetjen e tyre me anë të pjesëmarrjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy