Ambasadori francez Guérot takon Kurtin, ZKM jep detaje

by Nexhat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Në njoftimin e ZKM thuhet se “Ambasadori Guérot e uroi Kryeministrin Kurti për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, si dhe për mandatin e ri qeverisës që hap edhe një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Francës”.

banner

“Kryeministri Kurti theksoi prioritetet e mandatit të ri qeverisës, në mesin e tyre investimet në infrastrukturë strategjike, përkushtimin e palëkundur për paqe dhe siguri, angazhimin e Qeverisë së re për integrim në strukturat euro-atlantike, dhe e falënderoi ambasadorin Guérot për urimet, bashkëpunimin e deritanishëm dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, përfundon njoftimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy