Në një ndeshje me shumë kthesa në Belgjikë, Club Brugge dhe Atletico Madrid kanë barazuar 3-3 në takimin e parë të fazës “play-off” të Champions League, ndërsa Bayer Leverkusen ka shënuar fitore 2-0 në udhëtim ndaj Olympiacos.
Sot janë zhvilluar katër ndeshje të fazës “play off” në Champions League.
Skuadra spanolle e trajnerit Diego Simeone ka kaluar në epërsi që në minutën e shtatë me golin e Julian Alvarez nga penalltia. Në fund të pjesës së parë, madrilenët e kanë dyfishuar rezultatin me Ademola Lookman, duke shkuar në pushim me avantazh 2-0.
Megjithatë, Brugge ka reaguar fort në pjesën e dytë. Raphael Onyedika e ka ngushtuar rezultatin, ndërsa Nicolo Tresoldi e ka barazuar për 2-2. Atletico e ka rikthyer epërsinë pas një autogoli të Joel Ordonez, por vendasit nuk janë dorëzuar dhe Christos Tzolis ka realizuar për 3-3, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Madrid.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në tokën greke, heroi i ndeshjes ka qenë sulmuesi çek Patrik Schick, i cili ka realizuar të dy golat në pjesën e dytë.
Olympiacos ka pasur disa raste të mira, por nuk ka arritur t’i konkretizojë.
Me këtë fitore, Leverkusen merr avantazh të rëndësishëm para ndeshjes së kthimit

