Gjyqtari i Hagës tregon se kur do të thonë sot fjalën e fundit Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi

by Nexhat

Gjyqtari i Dhomave të Specializuara, Charles Smith, ka treguar se pas përfundimit të fjalës përmbyllëse nga mbrojtja e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, radha do të jetë për mbrojtjen e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Avokatët mbrojtës të të dyve, do të kenë në dispozicion nga 30 minuta për të përmbyllur deklarimet e tyre.

banner

Smith ka thënë se pas kësaj do të shkohet në pauzën e drekës dhe se pas kësaj pauze, do të dëgjohen deklarimet përmbyllëse të vetë Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Aktualisht gjykata ka shkuar në pauzë të shkurtë dhe do të rikthehet me fjalët përmbyllëse të ekipeve të Selimit e Krasniqit, për të shkuar pastaj në pauzën e drekës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy