Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar sërish në mbështetje të ish-krerëve të luftës, duke i cilësuar ata të pafajshëm përballë akuzave dhe çlirimtarë në betejën për liri e dinjitet.
Në një postim publik, Hamza ka theksuar se figura të tilla përfaqësojnë kapitullin më të rëndësishëm të historisë së re të vendit, duke i konsideruar ata heronj në kujtesën kolektive të Kosovës.
“Të pafajshëm përballë akuzave. Çlirimtarë në betejën për liri dhe dinjitet. Heronj në kujtesën dhe historinë e Kosovës!”, ka shkruar ai.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur çështja e ish-udhëheqësve të luftës vazhdon të jetë temë e debatit publik dhe politik në vend. Hamza thekson se lufta për liri ishte përpjekje e drejtë e popullit të Kosovës për çlirim dhe shtetndërtim, ndërsa roli i atyre që e udhëhoqën atë, sipas tij, mbetet i pandashëm nga historia e shtetësisë.

