Hoxhaj: Prokuroria në Hagë tentoi ta kriminalizonte idenë e Pavarësisë së Kosovës

by Nexhat

Ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj, ka folur në një lidhje direkte nga Haga në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Ai komentoi fjalët përfundimtare të ish-krerëve të UÇK-së në procesin gjyqësor në Speciale, me ç’rast theksoi se goditja erdhi nga raporti i Dick Martyt.

banner

“ Në atë kohë kam qenë ministër i Jashtëm, në kohën kur është publikuar raporti i Dick Marty. Ne kemi pasur ide atëkohë se raporti i tij është vetëm pjesë e luftës hibride të Rusisë dhe Kinës, del se ka qenë një betejë që ka rënë në kurth edhe Perëndimi, një betejë e një lufte hibride në raport për ta goditur Kosovën, pasiqë ne kemi fituar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila gjithashtu është në Hagë”.

“Nëse Gjykata  Ndërkombëtare e Drejtësisë i ka dhënë të drejtë dhe e ka bërë të ligjshme ndërkombëtarisht shpalljen e Pavarësisë së Kosovës,  goditja ka qenë raporti i Dick Martyt dhe ne nuk kemi dëgjuar asgjë në këto pesë vitet e fundit”, deklaroi Hoxhaj,

Ai theksoi se është e papranueshme që 18 vjet pas pavarësisë të dëgjohet, një gjykatë që e kriminalizon idenë e shtetësisë së Kosovës.

“Nuk kam menduar që si deputet që ka qenë nënshkrues i deklaratës së Pavarësisë pas 18 vitesh të dëgjojë nga një gjykatë evropiane e cila e kriminalizon idenë e pavarësisë së Kosovës, idenë e lirisë së Kosovës, për mua është e padrejtë, është e papranueshme”, u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy