Jakup Krasniqi: Njeriu që qëndron sot para jush, nuk është ai që përshkruhet në dokumentin e Prokurorisë

by Nexhat

Jakup Krasniqi ka vazhduar fjalën e tij përmbyllëse në seancën e sotme të Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se akuza te Prokurorisë janë të ngritura mbi narrativen e Serbisë, si shtet që ka shkaktuar të gjitha luftërat në Jugosllavi,

banner

 “Akuzat e prokurorisë janë ngritur mbi narrativat e atyre që i shkaktuan luftërat jugosllave. S’besoj që kjo akuzë i shërben ndonjë drejtësie”, ka thënë Krasniqi.

“Drejtësia s’mund të ndërtohet mbi gjuhën e ish-shtypësve. Ajo duhet të qëndrojë mbi prova të besueshme dhe mbi të vërtetën. Padrejtësia e këtij rasti është e shkruar në vetë aktakuzën. Mu atribuuan role e përgjegjësi që s’i kam pasur kurrë”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se nuk është njeriu që përshkruhet në dokumentin e Prokurorisë së Hagës.

“Figura e përshkruar në dokumentin e prokurorisë, nuk është njeriu që qëndron sot para jush”, ka thënë Krasniqi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy