Kosova pjesë e Forcës së Stabilizimit në Gaza, mediumi izraelit – operacionalizimi në maj

by Nexhat

Mediumi “i24 news” raporton se Izraeli ka konfirmuar se Kosova dhe Kazakistani do t’i bashkohen Marokut, Indonezisë, Greqisë dhe Shqipërisë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza, që synon zbatimin e një armëpushimi dhe çarmatosjen e Hamasit.

Forca shumëkombëshe pritet të bëhet operacionale deri në maj, vijon raportimi i mediumit.

banner

Ndërkohë, autoritetet e Kosovës nuk kanë dhënë akoma ndonjë detaj për pjesëmarrjen e Kosovës në Gaza.

Ditë më parë, Kryeministri Kurti ka folur për këtë çështje kur është pyetur për Bordin e Paqes.

“Kemi filluar së pari me pjesëmarrjen tonë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gaza dhe aty unë e di që Kosova është përfaqësuar në konferencën në Doha në Katar nga Bashkim Jashari. Kemi shprehur gatishmërinë tonë që të marrim pjesë këtu ku FSK është e mirënjohur për kërkim-shpëtim dhe deminim dhe jo vetëm. Ne kemi qenë të interesuar që të marrim pjesë në organet vendimmarrëse politike për këtë forcë. Procesi do të ecë më tutje”, ka theksuar Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy