Mourinho: “Përjashtimi? Ia bëra me dije referit që e dija se cilët lojtarë të Realit s’duhej t’i ndëshkonte

by Nexhat

José Mourinho u bë protagonist i një reagimi të zjarrtë pas ndeshjes së fundit të Champions League kundër Real Madridit, ku ai u përjashtua nga fusha e lojës.

I intervistuar nga Movistar Liga de Campeones pas ndeshjes, trajneri portugez i sqaroi arsyet e përjashtimit të tij nga loja, shkruan “Gazeta Express”.

banner

Ai tha se nuk ishte dëbuar për faktin që e kërkoi kartonin e dytë për Vinícius, por për shkak se i vuri në dukje gjyqtarit një gjë të dukshme.

Sipas tij, referi e kishte një listë me emrat e lojtarëve që nuk duhej t’i jepte karton të verdhë, dhe në listë ishin Tchouaméni, Carreras dhe Huijsen.

Mourinho deklaroi se, duke i pasur mbi 1.400 ndeshje në stol, e dinte mirë se si funksionojnë disa dinamika, dhe ia bëri të ditur arbitrit këtë gjë — duke nënkuptuar se ai e dinte “kë mund dhe kë nuk mund ta ndëshkonte me karton”.

Për këtë arsye ai mori karton të kuq.

Trajneri gjithashtu theksoi se Benfica ishte mposhtur në mënyrë të merituar dhe se tani do të jetë sfida e kthimit në “Santiago Bernabéu” pa të në bankinë, pasi ai nuk do të mundë të ulej në stol, por që ndihmësit e tij do ta menaxhojnë skuadrën

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy