Muriqi në superformë, por golat e tij nuk po mjaftojnë për Mallorcan

by Nexhat

Vedat Muriqi po kalon sezonin më produktiv në karrierën e tij me fanellën e RCD Mallorca. Sulmuesi kosovar ka realizuar 16 gola në këtë edicion, një rekord personal për të në elitën e futbollit spanjoll.

Megjithatë, sipas “Diario de Mallorca”, kontributi i tij në tabela nuk është reflektuar sa duhet në pikë. Mediumi spanjoll thekson se 16 golat e Muriqit i kanë sjellë skuadrës vetëm shtatë pikë, një statistikë që ngre pikëpyetje mbi efikasitetin kolektiv të ekipit.

banner

Fundjavën e kaluar, “Pirati” realizoi një gol spektakolar me kokë ndaj Betisit, por sërish Mallorca mbeti pa fitore. Ishte ndeshja e pestë radhazi në të cilën Muriqi shënon dhe skuadra nuk arrin të marrë tre pikët, ndërsa në këtë seri përfshihet edhe barazimi ndaj Osasunës.

Pavarësisht kësaj, Muriqi renditet si golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga, vetëm pas yllit të Real Madrid, Kylian Mbappé.

Forma e tij është e padiskutueshme, por Mallorca duket se duhet të gjejë mënyrën për ta shndërruar më mirë produktivitetin e sulmuesit kosovar në rezultate konkrete. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy