QIKA kërkon rishqyrtim të vendimit për gazetaret në RTK

by informim peje

QIKA shpreh indinjatën lidhur me vendimin e menaxhmentit të Radio Televizionit Publik të Kosovës (RTK) për të mos vazhduar kontratat e punës së gazetareve Hana Marteti dhe Edina Avdiu.

Mosvazhdimin e kontratave pa një proces të rregullt e transparent, pa vërejtje profesionale apo disiplinore gjatë tre viteve të punës, si dhe pa vlerësim profesional vjetor, QIKA e konsideron si të lidhur drejtpërdrejt me punën e tyre profesionale dhe me mosgatishmërinë e tyre për t’iu nënshtruar presionit apo për të bërë kompromise me raportimin profesional.

banner

Nga aspekti gjinor, QIKA e sheh këtë vendim si pjesë të një modeli më të gjerë të cenimit të pozitës së grave në media, veçanërisht të atyre që ushtrojnë gazetari kritike dhe të pavarur

Çdo vendim që rezulton në largimin e grave nga hapësirat publike të informimit dhe vendimmarrjes përbën regres në përpjekjet për barazi gjinore dhe minon përfaqësimin e zërit të grave në diskursin publik.

QIKA qëndron në solidaritet të plotë me gazetaret Hana Marteti dhe Edina Avdiu dhe me të gjithë gazetarët e gazetarët që po përballen me presion për shkak të integritetit të tyre profesional.

Ne konsiderojmë se sqarimi i menaxhmentit të RTK-së është i pamjaftueshëm dhe nuk jep arsye të argumentuara dhe të verifikueshme mbi mosvazhdimin e kontratave të gazetareve. Andaj, kërkojmë rishqyrtim urgjent të këtij vendimi dhe kthimin e gazetareve në vendet e tyre të punës.

Mediat e lira dhe gazetarët që raportojnë me integritet janë kusht themelor për demokracinë. Çdo tentativë për të ndëshkuar profesionalizmin dhe pavarësinë editoriale të mediave, e veçanërisht të transmetuesit publik, përbën sulm ndaj interesit publik dhe ndaj vetë demokracisë në vend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy