Ish-presidenti Hashim Thaçi përmendi propagandën ruse dhe serbe, e cila, siç tha ai, qëndron në themelin e akuzave ndaj tyre.
Ai tha në fjalën e tij të fundit në gjykimin në Hagë se akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë propagandë ruse dhe serbe, që erdhi pas dështimit për delegjitimimin e pavarësisë së Kosovës.
“Pasi dështuan ta deligjitimonin pavarësinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë këtu në Hagë, ata ia mësyen Këshillit të Evropës. Ringjallën pretendimet e tmerrshme për trafikim organesh”, tha ai.
Thaçi tha se “propaganda ruse dhe serbe e manipuloi Dick Martyn”, raporti i të cilit u bë shkak i themelimit të Gjykatës Speciale.
Ai përmendi se në Kosovë është sulmuar për themelimin e kësaj gjykate, ndërsa tha se uron që vendimi i gjykatës të tregojë se ai ka të drejtë
“Kur votuam në Parlamentin e Kosovës për themelimin e kësaj gjykate, ne besuam se ajo do t’i trajtonte akuzat në raportin e Dick Martyt dhe do të vepronte në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Në praktikë, as njëra dhe as tjetra nuk ndodhi. Unë jam kritikuar shumë dhe kritikohem ende në Kosovë pse e mbështetëm themelimin e kësaj gjykate. Kritikët thonë se kjo gjykatë synon kriminalizimin e luftës sonë për liri dhe idenë e pavarësisë. Këtë nuk e kam besuar në atë kohë kur e votuam, por uroj sinqerisht që koha të dëshmojë që unë kisha të drejtë, e kritikët e kishin gabim”, tha Thaçi.
Ai tha se Prokuroria po kërkon t’ia zë diellin Kosovës me një stuhi.

