Thaçi: Perëndimi na ndihmoi pikërisht sepse e dinte qëllimin tonë, si mund të synoja kontroll, kur pranova që ndërkombëtarët ta kishin fjalën e fundit?

by Nexhat

Ish-presidenti Hashim Thaçi tha se Perëndimi i dha fund luftës në Kosovë dhe u ndihmoi atyre pasi e dinte qëllimin.

Ai, gjatë fjalës së tij të fundit në gjykimin në gjykatën Speciale në Hagë, tha se Kosova zgjodhi paqen dhe Serbia luftën.

banner

“Ata na ndihmuan pikërish sepse e dinin se kush ishim dhe çfarë qëllimi kishim. Unë me asnjë çmim, me në asnjë rrethanë nuk do ta rrezikoja këtë aleancë, me asgjë në këtë botë. Sepse ashtu do ta rrezikoja vetë lirinë e Kosovës, do ta rrezikoja ekzistencën tonë kolektive. Synimi im ishte paqja, jo lufta”, tha ai.

Thaçi tha se edhe kur u thirrën për paqe në Rambuje, u përgjigjën menjëherë.

“Sot, si mundet dikush të pretendojë se qëllimi ishte marrja e kontrollit të Kosovës kur ne pranuam që bashkësia ndërkombëtare ta kishte fjalën kryesore në Kosovë? Pastaj që UÇK-ja t’ia dorëzonte armët NATO-s?”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy