U gjet e pajetë në hotel luksoz, një muaj më pas zbulohet e vërteta tronditëse për vajzën e aktorit të famshëm

by informim peje

Shkaku i vdekjes së Victoria Jones, vajzës së aktorit të njohur Tommy Lee Jones, është bërë publik pothuajse një muaj pasi ajo u gjet e pajetë në një hotel luksoz në San Francisco. Sipas Zyrës së Mjekut Ligjor të San Franciskos, e cila njoftoi më 17 shkurt, 27-vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e “toksicitetit nga kokaina”, ndërsa rasti u klasifikua si “aksident”.

Autoritetet konfirmuan se më 1 janar, Policia dhe Departamenti i Zjarrfikësve të San Franciskos iu përgjigjën një emergjence mjekësore në hotelin luksoz Fairmont San Francisco. Me të mbërritur në vendngjarje, ata gjetën një person pa shenja jete, identiteti i të cilit fillimisht nuk u bë publik.

banner

Më vonë, media lokale raportoi se bëhej fjalë për Victoria Jones. Në një klip audio të telefonatës emergjente të publikuar më pas, rasti u përshkrua si një “mbidozë e kodit 3, ndryshim ngjyre”, një situatë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore. Më 2 janar, familja e saj publikoi një deklaratë ku shprehej: “Ne i vlerësojmë të gjitha fjalët, mendimet dhe lutjet tuaja të mira. Ju lutemi respektoni privatësinë tonë në këtë kohë të vështirë. Faleminderit.”

Victoria Jones ishte vajza e Tommy Lee Jones dhe ish-bashkëshortes së tij, Kimberly Cloughley. Ish-çifti kanë edhe një djalë, Austin Jones. Ajo bëri debutimin e saj në film në vitin 2002 në Men in Black II, ku luante edhe babai i saj. Më pas u shfaq në filmin Sorry, Haters si dhe në The Homesman, të dy projekte të lidhura me Tommy Lee Jones. Gjithashtu pati një paraqitje në serialin televiziv One Tree Hill në vitin 2005. Sipas dokumenteve gjyqësore të shqyrtuara nga mediat, Victoria Jones ishte arrestuar të paktën dy herë gjatë vitit 2025, përfshirë edhe për posedim droge.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy