Vatikani prezanton një shërbim përkthimi me IA të meshave të shenjta në 60 gjuhë

by informim peje

Përkthimet për pjesëmarrësit në meshat e shenjta në Bazilikën Papale të Shën Pjetrit në Vatikan do të asistohen tanimë nga inteligjenca artificiale.

Translated, një ofrues shërbimesh gjuhësore, do të krijojë përkthime në 60 gjuhë të botës.

banner

Në një deklaratë, Kardinali Mauro Gambetti, O.F.M. Conv., Kryeprift i Bazilikës Papale të Shën Pjetrit në Vatikan tha se kjo domodoshmëri vjen për vënien ndihmës në të kuptuarit të fjalëve të liturgjisë për besimtarët e shumtë që vizitojnë Vatikanin nga çdo gjuhë e komb.

“Bazilika e Shën Pjetrit, për shekuj me radhë, ka mirëpritur besimtarët nga çdo komb dhe gjuhë. Duke vënë në dispozicion një mjet që i ndihmon shumë njerëz të kuptojnë fjalët e liturgjisë, ne dëshirojmë t’i shërbejmë misionit që përcakton qendrën e Kishës Katolike, universale nga vetë thirrjen e saj. Jam shumë i kënaqur me bashkëpunimin me Translated. Në këtë vit njëqindvjetor, ne shikojmë drejt së ardhmes me maturi dhe gjykim, të bindur se zgjuarsia njerëzore, kur udhëhiqet nga besimi, mund të bëhet një instrument i bashkimit”,-tha kardinali.

Vizitorët në Vatikan do të kenë mundësinë të skanojnë një kod QR. Pastaj ata do të kenë qasje në përkthime audio dhe tekstuale të drejtpërdrejta të liturgjisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy