Aksident trafiku në Kçiq: Gjashtë të lënduar, një fëmijë dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë

by engel

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Kçiq të Mitrovicës së Jugut, ku janë përfshirë dy vetura.

Sipas informacioneve nga Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore rreth orës 16:55. Zëdhënësi i këtij institucioni, Shpend Fazliu, bëri të ditur se pesë persona janë duke vazhduar trajtimin në spital, ndërsa një fëmijë rreth 7 vjeç, i lindur në vitin 2019, është transferuar për trajtim të mëtejmë në Qendra Klinike Universitare e Kosovës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

banner

“Në ora 16:55, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 6 persona si pasojë e lëndimeve nga aksidenti në trafik. Pesë prej tyre janë duke vazhduar trajtimin në spital, ndërsa një fëmijë në gjendje më të rënduar është transferuar në QKUK. Për pesë të lënduarit e tjerë po kryhen ekzaminimet diagnostike dhe trajtimet e nevojshme nga stafi i Emergjencës”, deklaroi Fazliu.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditura ende rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa hetimet për zbardhjen e shkaqeve janë në vazhdim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy