Arianit Sllamnikut i zëvendësohet paraburgimi me arrest shtëpiak

by Nexhat

Gjykata Themelore në Gjilan ka ndryshuar masën ndaj Arianit Sllamnikut nga paraburgim në arrest shtëpiak.

Vendimi është marrë më 13 shkurt 2026, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan.

banner

“Gjykata… ka nxjerrë aktvendim, duke zëvendësuar masën nga paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thuhet nga Zyra për Informim për Lajmin.

Më 21 janar 2026, atij i ishte caktuar paraburgim 30-ditor.

Ai dyshohet për “ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” dhe “eksperimente të kundërligjshme mjekësore”.

Rasti lidhet me përdorimin e barnave të kafshëve dhe terapi të ndryshme ndaj fëmijëve.

Hetimet u thelluan pas dyshimeve për trajtime të paligjshme, duke përfshirë Policinë dhe Prokurorinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy