Buxheti i Komunës së Prishtinës do të përfshihet në projekt-buxhetin 2026

by Nexhat

Ministri i Financave, Hekuran Murati i ka rekomanduar Komisionit për Buxhet dhe Financa që buxheti i kryeqytetit të përfshihet në projekt-buxhetin e vitit 2026. Me 10 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim u miratua kërkesa e ministrit Murati.

“Ne si ministri do t’i sjellim tabelat e përditësuara dhe do të propozojmë të shkojnë si amandamente. Këtë proces e kanë përfunduar Komuna e Prishtinës dhe e Shtimes. Rekomandimi si ministri është që Komuna e Prishtinës dhe e Shtimes të përfshihen në projekt-buxhet. Komuna e Zubin Potokut jam informuar se dje ka miratuar buxhetin në Kuvend Komunal, por nuk ka plotësuar procedurat pasuese. Ajo do të trajtohet sapo të përfundojnë procedurën”, ka deklaruar ministri Murati.

banner

Me 10 vota për u miratua edhe kërkesa që buxheti i Komunës së Shtimes të përfshihet në projekt-buxhetin e këtij viti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy