Dështimi i Burbuqe Hanës- Raporti i ARKEP’it tregon se Telekomi i Kosovës del më keq në disa segmente të tregut më 2025-ën sesa më 2020-ën

by Nexhat

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka publikuar një raport të 2025-ës, të quajtur “përmbledhje e indikatorëve kryesore të komunikimeve elektronike”, në të cilin shpërfaqet një përformancë në rënie e Telekomit të Kosovës përgjatë viteve sa është udhëhequr nga kryeshefja aktuale të Telekomit, Burbuqe Hanës, shkruan Gazeta Insajderi

Sipas kwsaj gazete, e cila ka arritur ta sigurojë raportin e ARKEP’it, që dëshmon një përformancë në rënie të ndërmarrjes publike përgjatë udhëheqjes së Burbuqe Hanës në ndërmarrjen Telekomi i Kosovës, përciell Informim.net

banner

Përgjatë vitit 2020, Telekomi (Vala) mbante rreth 58–59% të tregut të telefonisë mobile dhe 51% të të hyrave

Përgjatë viteve sa Hana po udhëheqte me ndërmarrjen publike, e cila u emërua në krye të Telekomit të Kosovës pa pëlqimin e komisionit britanik, ndërmarrja shënoi rënie.

Nga 51% e të hyrave të tregut të telefonisë mobile në vitin 2020, Telekomi ra në: 46% (2021), 42% (2022), 41% (2023), 42% (2024) dhe 44% (2025).

Në vitin 2020, Telekomi kishte 49% të tregut në telefoninë fikse dhe 70% të të hyrave në tremujorin e parë. Deri në fund të vitit 2025, pjesëmarrja në të hyra ka rënë në 40%, ndërsa në treg në 29%.

IPKO rezulton të jetë operatori i parë nga Telefonia Mobile me 51% të përdoruesve per vitin 2025 dhe për 53% të të hyrave në raport me Telekomin e Kosovës që udhëheqet nga VV’ja.

Tutje, raporti për vitin 2025 pasqyron se sipas ndarjes së tregut, për vitin 2025 IPKO ka 51% te tregut. Vala 48 % te tregut ndersa MTS DOO 1%

Në tregun e internetit, Telekomi renditet në vendin e gjashtë me vetëm 5.6% të tregut dhe rreth 10% të të hyrave.

Ky rezultat vjen përkundër investimeve të ndërmarrjes publike në platformën 5G, e promovuar nga qeveritarët, si dhe borxhet e dhëna në vlerë prej 20 milionë eurove nga vetë qeveria për projekte investive në përmirësim shërbimesh.

Kryeministri Albin Kurti, në janar të 2022-ës deklaronte se synimi i Qeverisë ishte që Telekomi të jetë lider në tregun rajonal, të kthehet në kompani përfituese, kontribuuese dhe jo shpenzuese e buxhetit të Kosovës.

“Ne jemi të interesuar që Telekomin e Kosovës –Vala ta bëjmë lider në Kosovë ashtu siç ka qenë më herët. Dhe për këtë arsye i kemi dhënë mbështetje financiare vitin që lamë pas. Në vitin 2022 jemi të interesuar ta nxjerrim përfundimisht Telekomin nga kriza”, thoshte Kurti

Gjithnjë sipas Gazeta Insajderi në dhjetor të vitit që shkoi raportoi me burime për vazhdimin e kontratës së Burbuqe Hanës, pa shpallur konkurs ashtu siç e kërkon edhe praktika institucionale. Insajderi që atëherë ka dërguar dy herë rresht kërkesë për qasje në dokumente publike për ta parë vendimin për vazhdim të kontratës, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij artikulli s’ka marrë asnjë përgjigje.

Një praktikë të njëjtë partia në pushtet e përdori edhe me Faruk Mujkën, i cili udhëheq ndërmarrjen publike “Ibër-Lepenci”.

Në arsyetimin për vazhdim të mandatit të bordit, u vlerësuar performanca e tij si kryshef ekzekutiv.  

Gjatë mandatit të z. Faruk Mujka, N.P.H. “Ibër-Lepenc” Sh.A. ka realizuar performancë të qëndrueshme dhe pozitive, duke arritur rezultate të dukshme në përmirësimin e shërbimeve, stabilitetin financiar dhe menaxhimin efektiv të resurseve njerëzore, teknike, administrative dhe operacionale”, thuhej në vendimin e bordit të “Ibër-Lepencit”.

Burbuqe Hana protestonte shesheve për Lëvizjen Vetëvendosje para ardhjes në pushtet. Ajo u emërua në krye të Telekomit përkundër që s’mori miratimin e komisionit britanik. /Insajderi.org/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy