Infantino: Kërkesat për bileta të Botërorit 2026 janë historike, mbi 500 milionë në katër javë

by Nexhat

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka zbuluar se interesi global për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada, është larg më i larti në historinë e futbollit.

Ai tha se në vetëm katër javë FIFA i ka regjistruar 508 milionë kërkesa për bileta, për rreth 7 milionë bileta sa janë në dispozicion, një numër që ai e përshkroi si të pabesueshëm.

banner

Infantino i bëri këto komente gjatë një interviste për “CNBC” nga rezidenca e ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago, ku shpjegoi se kjo masë e kërkesës është shumë më e lartë se çdo Botëror tjetër deri më sot,

“Ne kurrë më parë nuk kemi parë diçka të tillë, është e pabesueshme,” tha ai, duke theksuar se kërkesat kanë ardhur nga fansat në më shumë se 200 vende të botës.

Sipas Infantinos, në historinë e 100 viteve të fundit të Kupës së Botës, FIFA ka shitur më pak se 50 milionë bileta gjithsej.

Tani, vetëm në katër javë, kërkesat janë ekuivalente me atë që ai e quajti “1000 vite Botërorë” nëse shikohet nga këndvështrimi i kërkesës totale.

Kjo kërkesë e paimagjinueshme ka ardhur pavarësisht nga kritikat për çmimet e larta të biletave, të cilat kanë qenë një temë e diskutuese në javët e fundit.

Grupe tifozësh në Evropë dhe SHBA thanë se disa bileta janë “astronomike” në çmim, por FIFA e ka mbrojtur strategjinë e çmimeve duke argumentuar se tregu në vendet nikoqire (sidomos SHBA) përdor një sistem të çmimeve dinamike që e reflekton kërkesën e tregut.

FIFA po përdor një sistem të shortit për t’i ndarë biletat, për shkak të mbingarkesës së kërkesave të dorëzuara nga tifozët në fazën e shitjes së biletave.

Rezultatet e shortit për fazën kryesore të shitjes iu dërguan tifozëve nga FIFA gjatë fillimit të shkurtit.

Për ata që nuk siguruan biletë nga shorti, FIFA do ta hapë një fazë “Last-Minute Sales” në prill, ku biletat do të shiten në bazë “first-come, first-served” deri në fund të turneut.

Botërori 2026 do të jetë i pari me 48 Kombëtare, i zhvilluar në tri vende mikpritëse dhe pritet të jetë më i ndjekuri dhe më popullori në histori.

Kjo shpjegon pse kërkesa e fansave në mbarë botën ka depërtuar në shifra rekord — edhe para se ndeshjet të fillojnë më 11 qershor dhe finalja të luhet më 19 korrik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy