Kurti takon Prattipatin, theksohen marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi strategjik

by engel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Prattipati e uroi Kurtin për formimin e Qeverisë dhe nisjen e mandatit të ri, ndërsa gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe potencialin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

banner

Në fokus të bisedës ishin fusha si tregtia dhe investimet, sundimi i ligjit, siguria dhe integrimi euro-atlantik. Palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për thellimin e tij në të ardhmen.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për urimet dhe për bashkëpunimin me Ambasadën amerikane, duke theksuar gatishmërinë e Qeverisë për të avancuar më tej raportet ndërmjet Republika e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit, Kurti ritheksoi përkushtimin e Kosovës ndaj integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si dhe angazhimin për paqe, siguri rajonale dhe aleanca të ndërtuara mbi vlera demokratike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy