Laporta nuk kursen askënd: Arbitrat po na ndëshkojnë, lojtarët e Real hidhen si në pishinë

by Nexhat

Humbjet e rënda në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit dhe ndaj Gironas në kampionat kanë ndezur ambjentin në klubin blaugrana. Së fundmi ka qenë vetë  presidenti i BarcelonësJoan Laporta, i cili ka intensifikuar sulmet ndaj gjyqtarëve, duke kërcënuar se do të zbulojë emrat e atyre që po dëmtojnë klubin katalanas. Gjatë një eventi në Girona, Laporta u shpreh se disa vendime arbitrare kanë dëmtuar Barçën herë pas here, dhe theksoi se ky problem është i përsëritur dhe i dukshëm.

Ai mbrojti skuadrën, e cila po përballet me sfida të mëdha, duke thënë se ekipi po lufton kundër çdo vështirësie, ndërsa mënyra më e mirë për të përballuar këto pengesa është të luajë më mirë dhe të forcojë ekipin. Laporta nuk la pa prekur edhe  Real Madrid, duke kritikuar trajtimin preferencial që sipas tij marrin disa skuadra në situata të ngjashme, ndërsa nuk ngurroi as të ironizonte lojtarët e “Los Blancos”: Ata janë mësuar të hidhen në pishinë dhe të notojnë shumë mire”.

banner

Laporta theksoi gjithashtu se Barcelona po vepron me konstruktivitet, duke dërguar letra argumentuese te Federata dhe duke kërkuar drejtësi për incidente si ai me Koundé dhe penalltinë me Lamine.

Në fund, ish-presidenti rikujtoi se Leo Messi është i mirëpritur të kthehet në klub: “Ashtu si Kubala dhe Cruyff, Messi meriton një statujë dhe një homazh. Ai ka kontratë deri në 2028, dhe më pas do të shihet se çfarë do të ndodhë.”, theksoi Laporta.

Barcelona mbetet në qendër të debatit, ndërsa Laporta shprehet se klubi do të luftojë për drejtësi dhe do të qëndrojë i fortë në fushë dhe jashtë saj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy