Pas zërave dhe raportimeve në rrjetet sociale për një romancë të re të trashëgimtares së Top Medias, Sara Hoxhës, duket se nuk ka munguar edhe reagimi i parë i ish bashkëshortit të saj, Ledion Liços, i cili ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një mesazh mjaft domethënës në rrjetet sociale.
Moderatori i “Big Brother VIP Albania”, ka publikuar një thënie reflektuese që është interpretuar nga shumë ndjekës si një reagim indirekt ndaj situatës personale. Në mesazhin e tij, Ledion Liço shkruan:
“Nuk ke nevojë të dalësh nga dhoma jote. Qëndro ulur në tryezën tënde dhe dëgjo… thjesht prit. Ji i qetë, i palëvizshëm dhe i vetmuar. Bota do të të ofrohet vetë, për t’u zbuluar pa maskë… Do të vijë me ekstazë e do të shtrihet para këmbëve të tua”- ishte mesazhi i Ledionit i shoqeruar me disa foto të tij.
Postimi ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit e kanë lidhur menjëherë me zhvillimet e fundit në jetën personale të Sara Hoxhës, pas raportimeve për një lidhje të re.
Megjithatë, as Sara Hoxha dhe as Ledion Liço nuk kanë bërë deklarata të drejtpërdrejta publike lidhur me situatën, duke lënë gjithçka në kuadrin e interpretimit. Për shkak të faktit se te dy jane figura publike pritet nje sqarim nga dy palet per situaten aktuale mes tyre./ IconStyle

