Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas pjesëmarrjes në themelimin e Bordit të Paqes në Uashington, ka thënë se Kosova e ndjehu peshën e garancisë amerikane.
Ajo e ka falënderuar presidentin amerikan Donald Trump për mbështetje.
“Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane! Faleminderit, President Trump”, ka thënë ajo.
Trump publikisht i ka thënë Osmanit që ta telefonojë kur Kosova nuk shkon mirë me Serbinë.
Presidenti amerikan vazhdimisht ka thënë se ka ndaluar një luftë potenciale mes Kosovës dhe Serbisë.

