Rama – Trumpit: Jack Smith që iu përndoqi juve, e ndaloi Thaçin në mënyrë brutale të udhëtonte drejtë Shtëpisë së Bardhë

by Nexhat

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në fjalimin e tij në takimin që po mbahet në Bordin e Paqes, i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump që të reagojë lidhur me Gjykatën Speciale.

Rama gjatë fjalës së tij, ka thënë edhe se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte ndaluar të udhëtonte drejtë Shtëpisë së Bardhë në ‘’mënyrë brutale’’, gjë e cila ishte bërë nga prokurori Jack Smith, .

banner

Për këtë të fundit, Rama ka theksuar se është i njëjti që e ka përndjekur edhe presidentin Trump.

‘’Me lejoni të tërheq vëmendjen te një tjetër konflikt i hapur më pranë vendit tim, ku udhëheqja e presidentit Trump e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë së kurrë drejt një marrëveshje paqeje.  Presidenti i Kosovës, që aso kohe u ndalua të udhëtonte drejtë Shtëpisë së Bardhë në mënyrë brutale, për të nënshkruar atë marrëveshje në praninë e presidentit Trump, dhe në fakt kjo ishte ajo çfarë u bë nga ai prokuror që përndoqi edhe vetë presidentin Trump, dhe për këtë u bë i famshëm botërisht’’, ka shtuar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy