Sejdiu kritikon buxhetin 2026: Veç 25% investime kapitale

by Nexhat

Opinionisti Dardan Sejdiu ka shprehur kritika ndaj buxhetit të Kosovës në vlerë prej 4 miliardë eurosh për vitin 2026.

Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, Sejdiu theksoi se pjesa më e madhe e mjeteve dalin shpejt jashtë vendit,

banner

“Del rroga, shkon në market, për 48 orë dalin paratë nga Kosova, kaq është kjo punë. 73 për qind e 4 miliardëshit shkon,  për 48 orë me na dalë nga vendi,” deklaroi ai.

Sejdiu tha se vetëm rreth 25 për qind e buxhetit janë të dedikuara për investime kapitale, që sipas tij është e pamjaftueshme.

“Veç 25 për qind janë në investime kapitale. Pse janë investimet kapitale me rëndësi? Numri magjik për Republikën e Kosovës  nuk guxon me qenë nën 40 përqind. Investimet kapitale janë parakushti zhvillimor, është infrastruktura rrugore, në shëndetësi, në arsim, për zhvillim urban”, shtoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy