Shkëmbimet tregtare ndërmjet Francës dhe Kosovës arritën në 100 milionë euro më 2024 – 80 milionë ishin eksporte franceze

by Nexhat

Ambasada e Francës në Kosovë ka thënë se partneriteti ekonomik ndërmjet dy vendeve po intensifikohet.

Në postimin e ambasadës thuhet se në vitin 2024, shkëmbimet tregtare ndërmjet Francës dhe Kosovës arritën në 100 milionë euro.

banner

Nga kjo shifër, 80 milionë kanë qenë eksporte franceze në Kosovë.

“Kjo dinamikë është pjesë trajektores së intensifikimit të vazhdueshëm: 67 milionë euro është totali i investimeve të drejtpërdrejta franceze (2008–2023), me një rritje të dukshme që nga viti 2020; Rritje prej 33% e shkëmbimeve tregtare në periudhën 2020–2024”, thuhet në njoftim.

Ambasada ka thënë se Franca mbetet plotësisht e angazhuar për t’u ofruar përkrahje bizneseve, për të mbështetur investimet dhe për të forcuar partneritetet ndërmjet dy ekonomive.

Forcmin e shkëmbimeve ekonomike e ka përmendur edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në letër urimin që i dërgoi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, me rastin e 18 vjetorit të Pavarësisë.

“Duke u mbështetur në vlerat tona të përbashkëta, në fusha po aq të ndryshme sa edhe thelbësore, si olimpizmi, frankofonia apo promovimi i të drejtave të grave, shpresoj që bashkëpunimi ynë të mund të zhvillohet në fusha kyçe për të ardhmen e Kosovës, përfshirë edhe përmes forcimit të shkëmbimeve tona ekonomike”, u tha ne lëtrën e Macron.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy