Arsenali ka konfirmuar se Bukayo Saka ka nënshkruar një kontratë të re me klubin. Saka do të qëndrojë në Londër deri në verën e vitit 2031.
Saka ka luajtur tashmë pothuajse 300 ndeshje me ekipin e parë për Arsenalin që nga debutimi i tij në moshën 17 vjeç në vitin 2018, ndërsa shpesh e ka udhëhequr ekipin në mungesë të kapitenit Martin Øegaard.
“Ndihem shumë mirë. Mendoj se është një moment fantastik për familjen time dhe për mua. Ndjej gëzim të madh që vazhdoj udhëtimin tim në këtë klub”- tha Saka

